Në Kosova po vazhdojnë diskutimet për një pako të re mbështetëse financiare, e cila synon të lehtësojë barrën ekonomike për qytetarët në kushtet e rritjes së çmimeve dhe kostos së jetesës, raporton Gazeta Minuti.
Sipas burimeve të DP ndër masat kryesore që po shqyrtohen është ndarja e 100 eurove për fëmijët, si një ndihmë direkte për familjet, veçanërisht për ato me të ardhura më të ulëta.
Një tjetër vendim i rëndësishëm që po diskutohet është edhe ndarja e një pensioni shtesë prej 150 eurosh për pensionistët. Kjo masë synon të mbështesë një nga kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, të cilat janë përballur më së shumti me rritjen e çmimeve të produkteve bazë dhe shpenzimeve të përditshme.
Burimet e Gazeta Minuti bëjnë të ditur se përfitimet nuk do të kufizohen vetëm tek këto kategori. Në kuadër të kësaj pakoje, pritet të përfshihen edhe punonjësit e sektorit privat, përmes formave të ndryshme të mbështetjes financiare, si dhe kategori të tjera sociale që kanë nevojë për ndihmë shtesë.