Lajmi që qarkulloi së fundmi, i publikuar nga portali Paparaci, duke pretenduar se Albulena Haxhiu është shfaqur me këpucë luksoze të markës “Loro Piana” në vlerë 1200 euro, nuk është aspak i vërtetë, pasi bëhet fjalë vetëm për një ngjashmëri në stil. Modele të ngjashme në ngjyrë gjenden lehtësisht në treg me çmime shumë më të ulëta. Haxhiu këpucët i ka blerë në Prishtina Mall dhe kushtojnë vetëm 58 euro, diferencë madhe në çmim që pretendon portali Paparaci.
Lajmi i i tillë është i pavërtet dhe kjo dëshmohet edhe me faturën e datës 21 mars 2026, në të cilën shihet çmimi i blerjes në vlerë 58 euro në Prishtina Mall.

Këpucët që shihen në foto mund t’i gjeni në Pishtina Mall me zbritje nga 68 në 58 euro

Në publikimin e portalit Paparaci thuhet se në kohën kur qytetarët e Kosovës përballen me rritje të mëdha të çmimeve e së fundmi edhe të naftës, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, është paraqitur me këpucë të ngjashme me ato të markës Loro Piana që kapin vlerën e më shumë se 1 mijë eurove.
Për më tepër, nuk ekziston asnjë provë që vërteton se këpucët në fjalë janë të markës së përmendur.
Në shkrimin thuhet se “Bëhet fjalë për modelin “Summer Charms Walk loafers”, një nga linjat më të njohura të Loro Piana, e cila njihet globalisht për prodhimin e këpucëve dhe veshjeve ultra-premium, të realizuara nga materiale natyrale të cilësisë së lartë si lëkura suede, kamoshi apo edhe fibra të rralla si kashmir e vikunja. Edhe një kërkim dhe krahasim i shpejtë në Google i këpucëve që kishte veshur Haxhiu, thekson se ato janë si modeli i Loro Pianas”.
Në mungesë të fakteve të verifikueshme, ky pretendim i disa poraleve është i vërtetë dhe një propagandë ndaj zonjës Haxhiu nga disa medie, pasi këpucët e saj janë të ngjashme me modelin “Summer Charms Walk loafers”, por në Prishtina Mall janë blerë vetëm 58 euro dhe jo siç pretendojnë disa portale dendencioze