“Na keni çarë …”, Monika Kryemadhi përdor gjuhë të papërshtatshme në Big Brother

Gjatë spektaklit të së martës pati një debat të ashpër në mes të opinionistes Monika Kryemadhi dhe Selin Bollatit.

Opinionistja nisur nga fjalët e shpeshta dhe pa radhë të banores, i kujtoi testin e inteligjencës, ku ajo dështoi në shumë prej pyetjeve.

“Na keni çarë tr*pin, shko mëso sa vite ka shekulli”, u shpreh në një moment.

Kjo mori vëmendje të madhe për faktin se reagoi në nervoz e sipër, pas përplasjeve.

Ky çast u bë viral dhe u shpërnda gjithandej në rrjete sociale, duke e kritikuar Kryemadhin për gjuhën e papërshtatshme.

Duke qenë se është çdo gjë live, siç shihet ndodhin dhe këto, që nuk mund të shmangen.

Sido që të jetë, ky edicion i Big Brother përfundon më 18 prill.