Vjen njoftimi i fundit për Ngushticën e Humuzit

Kriza aktuale e naftës dhe gazit e shkaktuar nga bllokimi i Ngushticës së Hormuzit është më serioze se ajo e viteve 1973, 1979 dhe 2022 së bashku.

 

Paralajmërimin e bëri Fatih Birol, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë për gazetën franceze Le Figaro, ku shtoi se bota nuk ka përjetuar kurrë një ndërprerje të furnizimit me energji të një përmase të tillë.Ai tha se më të ekspozuara mbeten vendet europiane, Japonia, Australia por më të rrezikuara nga kjo krizë janë vendet në zhvillim që do të përballen me çmime më të larta edhe të ushqimeve dhe përshpejtim të përgjithshëm të inflacionit.Vendet anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë ranë dakord muajin e kaluar të lirojnë një pjesë të rezervave të tyre strategjike.

Deklaratat e luftës vijojnë të luhasin ndërkohë tregjet globale të naftës. Të martën çmimet e arit të zi u rritën me rreth 1.4% duke arritur në mbi 111 dollarë për fuçi. Shqetësimet janë rritur edhe pas kërcënimit të Iranit për mbylljen e një tjetër rruge detare strategjike, ngushticën Bab El Mandeb.

Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të martën si afatin e fundit ndaj Iranit që të rihapë ngushticën e Hormuzit, ku kalon 1 e pesta e naftës dhe gazit global. Nëse kjo nuk ndodh, Trump ka kërcënuar të hedhë në erë ura dhe termocentrale të Iranit.