Vendimi i fundit i Iranit për Ngushticën e Hurmuzit

Ambasadori i Iranit në OKB, Amir-Saeid Iravani, ka kritikuar projekt-rezolutën e sotme në Këshillin e Sigurimit si “plotësisht njëanshme, e paragjykuar dhe e papranueshme”. Me ç’rast ka marr vendim për ta refuzuar atë lidhur me Ngushticën e Hurmuzit.

 

“Ajo shtrembëron realitetet në terren duke i atribuuar gabimisht përgjegjësinë Iranit, viktimës së agresionit, ndërsa injoron qëllimisht shkaqet themelore të krizës aktuale,” tha Iravani për këshillin.

Ai shtoi se veprimet e Iranit në Ngushticën e Hormuzit “janë ndërmarrë në ushtrimin e të drejtës së lindur për vetëmbrojtje”.

Shtetet rajonale kanë dënuar mbylljen efektive të këtij rrugëujoreje nga Irani dhe sulmet e vazhdueshme ndaj territoreve të tyre si shkelje të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë lirinë e navigacionit detar.