Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku një person ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një objekt në këtë zonë.
Sipas raportimeve fillestare, rrethanat e sakta të shpërthimit të zjarrit ende nuk janë të qarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Lidhur me këtë ngjarje ka folur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, i cili konfirmoi se organet kompetente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
Ai theksoi se shkaku i zjarrit mbetet ende i panjohur dhe do të përcaktohet pas hetimeve.
“Rasti ka ndodhur. Prokurorja e rastit ka dal në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë i viktimës me vendim është dërguar për obduksion në IML”, deklaroi Preteni.
Ndërkohë, hetimet pritet të hedhin dritë mbi rrethanat që çuan në këtë tragjedi.