Kurti fton në takim Hamzën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i ka ftuar në takim partitë opozitare për të diskutuar për çështjen e presidentit.

 

Takimet kanë filluar tashmë, ku Kurti është takuar me Lumir Abdixhikun nga LDK-ja, ndërsa ende nuk ka një agjendë të qartë për liderët e tjerë opozitarë.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka konfirmuar se ka pranuar ftesë nga Kurti, por ende nuk është caktuar koha e takimit. Një zyrtarë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i ka thënë Indeksonline se ftesën nga Kurti e kanë marrë javën e kaluar, por ende nuk është caktuar se kur do të mbahet takimi.