Një tjetër moment që ka tërhequr vëmendjen në Big Brother VIP Albania është ai mes Mateos dhe Brikenës, ku tensioni dhe afrimiteti mes tyre duket se po rritet çdo ditë.
Teksa ndodheshin jashtë në oborr, dyshja u pa në një moment shumë të afërt, ku atmosfera mes tyre ishte e qetë dhe plot shkëndija romantike.
Në një çast që u duk sikur do të përfundonte me një puthje në buzë, Mateo iu afrua Brikenës me buzëqeshje, duke i thënë me tone flirtuese: “ta hëngsha buzën…”.
Megjithatë, në momentin vendimtar, Brikena zgjodhi të tërhiqej lehtë, duke u distancuar dhe duke mos e lejuar që situata të shkonte më tej.
Mateo e priti këtë reagim me një buzëqeshje, pa u tensionuar, dhe duke tentuar sërish ta afronte, duke treguar se interesi i tij për të mbetet i fortë.
video –