Motra e Mateos, Keijsi Borri, ka reaguar publikisht pas ofendimeve që, sipas saj, i janë drejtuar nga Rogerti gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP. Në deklaratën e saj, ajo u shpreh e zhgënjyer nga mënyra se si është përfshirë në lojë, ndonëse nuk është pjesë e saj drejtpërdrejt.
Keijsi theksoi se do të kishte preferuar që çdo gjë t’i thuhej ballë për ballë, duke nënvizuar se nuk është në natyrën e saj të reagojë në të njëjtën mënyrë apo të bjerë në të njëjtin nivel komunikimi. Ajo e cilësoi lojën e Rogertit si të ulët, duke argumentuar se përfshirja e familjarëve jashtë shtëpisë së BBV-së nuk është mënyra e duhur për të bërë lojë apo për të krijuar dinamika brenda spektaklit.
“Unë do të doja t’i thoja diçka Rogertit, por doja t’ia thoja në sy. Nëse do ta kisha përballë, do ta bëja pa hezitim. Loja e tij më duket shumë e ulët, sepse po përdor njerëz që nuk janë pjesë e garës,” u shpreh ajo. Ndër të tjera, Keijsi shtoi se secili zgjedh vetë mënyrën se si prezantohet para publikut dhe se, sipas saj, Rogerti ka treguar një anë të karakterit që ajo nuk e vlerëson.
Kujtojmë se situata ka lindur gjatë një debati të ashpër mes Rogertit dhe Mateo brenda shtëpisë, ku përplasja verbale ka kaluar edhe në përmendjen e familjarëve, duke shkaktuar reagime edhe jashtë formatit.