Ja sa kushton xhipi i blinduar i Albin Kurtit

Behrami: Xhipi i blinduar i Kurtit ka vlerë prej 540 mijë eurove

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka deklaruar se vetura me të cilën udhëton kryeministri Albin Kurti kushton mbi 500 mijë euro.

 

Këto deklarata, ai i bëri edhe në Kuvendin e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës furnizohet me çmimet më të ulëta të naftës, ndërsa qytetarët i paguajnë çmimet më të larta.

Diferenca deri në 20 cent.

 

Pra, xhipi i blinduar i Albin Kurti në vlerë prej 540 mijë eurove i vitit 2026 furnizohet me çmim më të ulët të naftës, sesa një punëtor krahu që vozit një Golf 2 të vitit 1986.

Albin, he skllavopronar!

E këta flasin për shpërndarje të barabartë.

Çfarë pabarazie e tmerrshme!” – ka thënë Behrami.