Aksion në Veri të Mitrovicës, pushteti i Kurtit ia arrin qëllimit

Inspektorati ka zhvilluar një aksion të gjerë kontrolli në veri të vendit, duke rezultuar me mbylljen e një kafeneje në Mitrovica e Veriut, pas konstatimit të një sërë parregullsish gjatë inspektimit në terren.

 

Sipas burimeve të Gazeta Minuti, aksioni është realizuar në kuadër të përpjekjeve të institucioneve për të forcuar rendin dhe ligjshmërinë në këtë pjesë të vendit, ku shpeshherë janë evidentuar biznese që operojnë jashtë kornizave ligjore.

Inspektorët kanë kontrolluar dokumentacionin, kushtet higjieno-sanitare, si dhe respektimin e rregullave fiskale nga ana e subjektit në fjalë.

Gjatë kontrollit, janë identifikuar shkelje të shumta, përfshirë mungesë të lejes së punës, mosrespektim të standardeve bazë të sigurisë dhe mungesë të fiskalizimit të duhur. Për pasojë, autoritetet kanë vendosur mbylljen e menjëhershme të kafenesë deri në përmbushjen e të gjitha obligimeve ligjore.