“A je i martuar?” Habit me përgjigjen Ilir Shaqiri dhe ndez rrjetin pas hyrjes në Ferma VIP

Hyrja me bujë e Ilir Shaqirit në “Ferma VIP 3” ka trazuar menjëherë ujërat brenda formatit dhe ka ndezur reagime të shumta në rrjet.

Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP” është pritur mjaft mirë nga një pjesë e fermerëve, por ai që ka marrë vëmendjen absolute ka qenë një moment tepër komik mes tij dhe poetes Mimoza Ahmeti.

 

Teksa Moza ishte duke i bërë një masazh balerinit për ta mikpritur në shtëpi, ajo nuk ka hezituar t’i bëjë një pyetje të drejtpërdrejtë që ka shkaktuar të qeshura.

Moza: O Ilir, beqar je?

 

Iliri: Jo.

Moza: Jo ë? Thashë se edhe të martojmë këtu ne, kemi plot.

 

Por Iliri, duke mos dalë nga karakteri i tij, nuk e ka lënë me kaq dhe i ka kthyer një përgjigje epike duke thënë: “Po të ma gjesh një grua të dytë, ça të them unë…”

Ilir Shaqiri ka dëshmuar sërish natyrën e tij thumbuese, ironike dhe të gatshme për lojë, një tipar ky që e karakterizoi fuqishëm edhe gjatë eksperiencës së tij në “BBVA 1”.