“TENSION NË KULM! Ledioni nuk përmbahet ndaj Arbanës: ‘Sahati yt ka ndalur…’”(Video)

Përplasja në distancë mes dy formateve më të ndjekura të momentit dhe moderatorëve të tyre duket se po bëhet gjithnjë e më e hapur.

 

Pas disa thumbimeve dhe komenteve indirekte që Arbana Osmani ka bërë gjatë netëve të “Ferma VIP”, ka ardhur momenti i kundërpërgjigjes nga ana e Ledion Liços.

Në nisje të Prime-it të sotëm të “Big Brother VIP”, Ledioni ka zgjedhur ta hapë spektaklin me një shprehje mjaft domethënëse, e cila është marrë menjëherë nga publiku si një mesazh i drejtpërdrejtë për ish-moderatoren e këtij formati.

A jemi ne nga ata njerëz që na ka ngecur sahati në të shkuarën dhe bëjmë sikur kemi ecur përpara por kokën e kemi mbrapa,” ishin fjalët e tij.

Kjo deklaratë, interpretohet si një “goditje” e qartë ndaj komenteve të Arbanës, pasi gjatë moderimit të Ferma Vip, në një situatë debati pa nivel mes banorëve, ajo iu drejtua ashpër me fjalët: “është tjetër emision ai”.