“Atë e rreh gruaja”/ Macron i përgjigjet deklaratës së Trump

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i është kundërpërgjigjur komentit të Donald Trump mbi komentet e bëra për rastin e shuplakës nga gruaja e tij.

Një ditë më parë, Trump kishte bërë shaka me presidentin francez dhe bashkëshorten e tij gjatë një dreke private, ndërsa kritikonte aleatët e NATO-s që nuk iu bashkuan luftës kundër Iranit. Ai imitoi një theks francez dhe tha se bashkëshortja e Macronit, Brigitte Macron, “e trajton shumë keq” dhe se Macron ishte ende “duke u rikuperuar nga shuplaka që ajo i dha”.

Gjatë një vizite në Seul, Macron, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, i cilësoi këto komente si “jo elegante dhe jashtë standardeve”.

“Nuk do t’u përgjigjem, nuk meritojnë përgjigje,” u tha Macron gazetarëve.

Ai theksoi se fokusi duhet të jetë te puna për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe arritja e një armëpushimi.

“Ka shumë zhurmë dhe gjithçka është e çrregullt. Na duhet stabilitet, qetësi dhe rikthim i paqes, kjo nuk është një shfaqje,”– tha ai, duke iu referuar edhe ndryshimeve të shpeshta të qëndrimeve politike nga ana e Trump.