Ik moj kokra e ku*ves– deklarata e Mirit ndez rrjetin, familjarët e Selinës reagojnë ashpër (Video)

Dalja e banorëve në Tiranë si shpërblim për 100 ditët brenda shtëpisë ka sjellë jo pak polemika, sidomos pas deklaratës së fundit të Mirit.

Gjatë një bisede me Rogertin dhe Edisën, Miri ka treguar një moment që, sipas tij, i është dukur shumë qesharak. Ai rrëfen se gjatë qëndrimit në rrugë, Selina po thërriste vazhdimisht emrin e saj, ndërsa një person nga turma i është kthyer me fjalë fyese.

Sipas Mirit, situata është bërë edhe më e sikletshme kur shumë njerëz të tjerë kanë nisur të thërrasin emrin e tij: “Miri, Miri, Miri”, gjë që e ka bërë atë të shpërthejë në të qeshura.

“Mu duk shumë për të qeshur ajo situatë,” është shprehur ai, duke e treguar ngjarjen me entuziazëm.

Por kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga familjarët e Selinës. Ata kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale, duke publikuar videon në Instagramin e saj zyrtar, të shoqëruar me një mesazh të fortë: