E pritshme nga Guler, zhgënjen tifozët e Kosovës me reagimin

Ylli i Turqisë, Arda Güler, ka reaguar pas përfundimit të ndeshjes ndaj Kosovës, duke ndarë një mesazh në rrjetet sociale që ka tërhequr vëmendjen e tifozëve, shkruan Gazeta Minuti.

“Një dhuratë për vendin tonë të bukur, falënderimi i takon Allahut! 🇹🇷”, ka shkruar Güler, duke e cilësuar rezultatin si një moment të rëndësishëm për kombin turk.

Megjithatë, ajo që nuk kaloi pa u vënë re ishte fakti se mesfushori i talentuar nuk përmendi askund mikpritjen dhe atmosferën e krijuar nga tifozët kosovarë në stadium, të cilët kishin organizuar një pritje të veçantë për ekipin mysafir.

Ky detaj ka nxitur reagime të ndryshme në rrjet, ku një pjesë e tifozëve prisnin një falënderim edhe për publikun vendas, ndërsa të tjerë e konsiderojnë reagimin e tij si një fokus të natyrshëm tek suksesi i ekipit të tij.

Gjithsesi, reagimi i Güler vazhdon të komentohet gjerësisht, duke u bërë një nga temat më të diskutuara pas ndeshjes.