Ish-aktivisti i Vetëvendosjes, Rron Gjinovci, në një intervistë të datës 21 shtator 2014 dhënë për një platformë majtiste “Left East” ishte pyetur se çfarë mesazhi ka për të majtën serbe dhe qëndrimin e atyre për “çështjen e Kosovës.”
Gjinovci në përgjigje i merr të mirëqena akuzat famëkeqe serbe e ruse të bartura në raportin e Dick Marty-it për trafikim organesh nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës.
“Shpreh ndjeshmërinë dhe dhimbjen time të thellë për personat e pagjetur, në veçanti për ato rastet kur u janë marrë organet”, përgjigjet Rron Gjinovci.
