Babai i Fisnik Asllanit ‘EMOCIONON’ para ndeshjes: “Kurrë në jetën time nuk kam qenë më i emocionuar. Ky popull që ka përjetuar gjithçka e meriton një gëzim”
Ai e ka cilësuar këtë përballje si moment historik për një popull që ka sakrifikuar shumë dhe meriton gëzim të madh 

Ndërsa, kujtoi edhe frymëzimin e djalit të tij nga legjenda Fadil Vokrri 
𝐃𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐞 𝐭𝐢𝐣 𝐞 𝐩𝐥𝐨𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 “𝐃𝐮𝐞𝐥𝐢 𝐒𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐯”:
Çka të them për këtë ndeshje. Kurrë në jetën time nuk kam qenë më i emocionuar. Ky popull që ka përjetuar gjithçka e meriton një gëzim, e sonte të kualifikohemi në Kupën e Botës, për ata që sakrifikuan dhe dhanë jetën për këtë shtet.
Po pres gol nga djali im, por edhe nëse nuk shënon Fisniku, nuk ka lidhje. Vetëm të fitojmë sonte kundër Turqisë, kjo është gjëja më e rëndësishme.
Idolli i Fisnikut është Fadil Vokrri dhe synon të ndjek hapat e tij, për atë e ka publikuar sot edhe fotografinë.