Arta Avdiu: Historia e Kosovës është histori suksesi

Aktivistja thekson rrugëtimin nga lufta për liri e pavarësi deri te synimi për kualifikim në Kupën e Botës.

Aktivistja dhe feministja Arta Avdiu ka reaguar në rrjetet sociale duke reflektuar mbi rrugëtimin e Kosovës ndër vite, nga lufta për liri deri te synimet sportive në arenën ndërkombëtare.

Në një postim publik, Avdiu ka theksuar se çdo dekadë ka pasur një betejë të rëndësishme për vendin.

“Sot para 30 vjetëve kemi luftuar për liri. Sot para 20 vjetëve kemi luftuar për pavarësi. Sot para 10 vjetëve kemi luftuar për t’u pranuar në UEFA dhe FIFA. Sot po luftojmë për të shkuar në Kupën e Botës në Futboll”, ka shkruar ajo.

Në fund të reagimit të saj, Avdiu thekson se, sipas saj, rrugëtimi i Kosovës është dëshmi e një historie suksesi.