Mateo: Unë prisja të vinte Brikena, ajo priste të vija unë

Një tjetër moment emocional është regjistruar në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku Mateo Borri ka zgjedhur të flasë hapur në dhomën e rrëfimit për marrëdhënien e tij me Brikena Selmanin. Mes tensioneve, keqkuptimeve dhe ndjenjave të forta, ai ka ndarë me publikun dinamikën që karakterizon raportin e tyre.

 

Mateo pranoi se të dy kanë karakter të fortë dhe shpesh përplasen për shkak të kokëfortësisë. “Të dy jemi kokëfortë dhe mbajmë ato inatet tona. Ajo priste të vija unë, unë prisja të vinte Brikena”, u shpreh ai, duke treguar se mungesa e hapit të parë nga secili ka ndikuar në ftohjen e marrëdhënies.

Megjithatë, ai la të kuptohet se kjo situatë është pasojë e ngjarjeve të kaluara dhe jo e mungesës së ndjenjave. Sipas tij, distanca që është krijuar mes tyre është e përkohshme dhe ekziston vullneti për ta përmirësuar raportin.

Në vijim të rrëfimit, Mateo u shpreh i vendosur për të ruajtur një marrëdhënie të mirë me Brikenën dhe për të lënë pas çdo keqkuptim. “Normalisht jemi pak të ftohtë si fillim nga të gjitha ajo situatë që kaloi dhe shpresoj shumë që t’i zgjidhim çdo keqkuptim që kemi me njëri-tjetrin dhe se unë dua të jem me Brikenën edhe as nuk dua ta mërzis, as nuk dua ta lëndoj dhe të mirën nuk na do askush më shumë saqë e duam unë Brikenën dhe Brikena mua edhe unë sa herë jam me të sado mund të kem ato inatet mërzitë e mia para saj i harroj dhe shpresoj shumë që të vazhdojmë sa më mirë bashkë”.

Nga ana tjetër, Brikena është parë e prekur emocionalisht gjatë ditëve të fundit, duke reflektuar mbi raportin e tyre.