Dështon surpriza romantike e Mateos, Brikena nuk reagon pas luleve të vendosura në krevat nga banori

Pas debatit të fortë të një nate më parë gjatë spektaklit “prime”, marrëdhënia mes Mateos dhe Brikenës duket se ka hyrë në një fazë të tensionuar dhe të paqartë.

Megjithatë, Mateo ka tentuar të hedhë një hap drejt pajtimit, duke kërkuar të zbusë situatën dhe të rikthejë komunikimin mes tyre.

 

Ndërsa Brikena ndodhej në dhomën e rrëfimit, ai ka menduar t’i bëjë një surprizë romantike, duke i vendosur disa lule mbi krevat. Ky gjest u interpretua si një përpjekje për të treguar ndjenjat dhe për të kërkuar falje në mënyrë simbolike, larg përballjeve të drejtpërdrejta.

Por, kur Brikena u kthye dhe pa surprizën, reagimi i saj ishte i ftohtë dhe i përmbajtur. Ajo nuk shfaqi emocione apo entuziazëm, duke lënë të kuptohet se situata mes tyre është ende e brishtë dhe larg një zgjidhjeje të menjëhershme.

Ndiqni videon me poshte: