Rrahmani: Rron Gjinovci dhe Shkëlzen Gashi janë fytyra dhe forma e qeverisjes së Albin Kurtit

Eman Rrahmani, deputet i PDK, ka reaguar në lidhje me çështjen e ekspozitës për masakrat, që bazohet në librin e Shkëlzen Gashit.

Rrahmani ka shkruar se Gashi dhe Rron Gjinovci, analist, janë fytyra e kryeministrit Albin Kurti.

Postimi i plotë:

 

Rron Gjinovci dhe Shkëlzen Gashi janë fytyra, zëri, vepra dhe forma e qeverisjes së Albin Kurtit. Agjenda që ka Lëvizja Vetëvendosje është materializuar në mënyrë konkrete te këta dy individë.

Rroni dhe Xeni përfaqësojnë modelin se si Albini e sheh shoqërinë tonë, njerëz që mbështesin degjenerimin, marrin pjesë në parada dhe bëhen pjesë e organizimeve të tilla, janë kundër familjes tradicionale, shfaqin nostalgji për Jugosllavinë dhe angazhohen për rikthimin e atij sistemi, duke sfiduar vlerat e luftës.