“Pensionet dhe pagat në plan për rritje” – vjen lajmi i mirë për këta persona

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në njësinë nr. 2 në Tiranë, u ndal te situata e çmimeve të naftës, duke theksuar se ato po ndikohen nga zhvillimet ndërkombëtare, përfshirë konfliktet në rajon, shkruan rtsh.al.

 

Kryeministri Rama njoftoi se do të vendoset një markues i ri për naftën, si pjesë e masave për rregullimin e tregut.

Po ashtu, Kryeministri deklaroi garantimin në rezervat e naftës për çdo situatë ndërsa deklaroi ndërhyrje për ta sjellë çmimin në parametra më të arsyeshëm.

“Me naftën kemi hyrë në veprim, me Bordin e Transparencës kemi diktuar çmimin. Shteti do garantojë rezervat për çdo rast. Dhe e dyta, të ndikojë në çmimin e naftës, duke e sjellë në parametra të arsyeshëm. Ne do futemi në treg me komponent shtetëror, por edhe të fusim disa risi me kapacitete të reja teknologjike. Këto do rrisin të ardhurat në buxhetin e shtetit”, tha Rama.

Ndërsa nënvizoi faktin se Partia Socialiste ka nisur punën për zgjedhjet vendore të vitit 2027, kreu i qeverisë shprehu nevojën e ristrukturimit në Bashkinë e Tiranës.

Rama u ndal edhe te zhvillimet ekonomike, duke theksuar se pagat në sektorin privat janë në rritje, ndërsa edhe ato në sektorin publik janë rritur. Sipas tij, pensionet tashmë janë përfshirë në një plan rritjeje, ku çdo vit kjo rritje do të dyfishohet.

 

Për kryeministrin, këto tregues dëshmojnë se ekonomia është në funksion dhe në një trajektore pozitive.

“Duke qenë se ne kemi rinisur punën në funksion të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, ne fitoret tona i projektojmë, i përgatisim duke marrë kohë dhe shumë më parë se gjithë të tjerët, ne kemi parë nevojën të bëjmë një ristrukturim të punës në Bashkinë e Tiranës. Organizimi është A-ja.

Ne sot jemi në një situatë që me kënaqësi e shohim që pagat në sektorin privat rriten. Pagat në sektorin publik janë rritur. Pensionet kanë hyrë në planin e rritjes. Çdo vit, rritja do të dyfishohet. Kjo do të thotë që funksionin ekonomia”, theksoi ai.

Takimi me Asamblenë Socialiste në njësinë nr. 2 vjen menjëherë pas vendimit për nisjen e turit me qytetarët.

/rtsh.al/