Thirret seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për çmimet e naftës.

Siç mëson Klan Kosova kjo seancë pritet të mbahet javën tjetër, kurse dita dhe ora nuk është specifikuar ende.

 

40 nënshkrimet për këtë kërkesë janë siguruar nga LDK-ja dhe partitë tjera opozitare.

Kujtojmë se pas fillimit të konfliktit në mes Iranit-SHBA dhe Izraelit, çmimet e naftës në vend kanë shënuar rritje të ndjeshme.