Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se sonte menjëherë do ta pezulloj lejen për ekspozitën skandaloze në sheshin “Nëna Terezë”, e cila bazohet në librin e Shkëlzen Gashit.
Rama:
Jo në Kryeqytet.
Nuk lejojmë që në sheshin e Kryeqytetit tonë të përdhoset dinjiteti i qytetarëve dhe të fyhet kujtesa kolektive e popullit tonë.
Ekspozita paraqet një version të pasaktë të Masakrës së Dubravës. Kjo është e papranueshme dhe përbën fyerje të drejtpërdrejtë ndaj viktimave dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.
Për këtë arsye, sonte menjëherë e pezullojme lejen për këtë ekspozim në sheshin e Prishtinës.
Njëkohësisht, kërkojmë përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi i Kosovës për miratimin dhe financimin e një përmbajtjeje të tillë skandaloze!