Kurti ndan 500 mijë euro për ekipin e Kosovës, nëse e mposht Sllovakinë

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë në nëntor të vitit të kaluar kishte miratuar një pako mbështetëse financiare për Kombëtaren e Kosovës.

Kurti në atë mbledhje kishte bërë të ditur se 500 mijë euro do të ndahen për Kombëtaren e Kosovës nëse arrin të kualifikohet kundër Sllovakisë.

“Një lajm të mirë e kemi për përfaqësuesen tonë në futboll, për djemtë, me të cilët jemi krenarë në çdo ndeshje. Për suksesin historik në këtë fushatë të kualifikimeve në Kupën e Botës 2026, kalimin në fazën e play-off-it, me vendim të qeverisë, sot do të ndajmë 250 mijë euro shpërblim. Në fazën e radhës hyjmë me plot vetëbesim. Besimin tonë në ta, po e shprehim me zotimet tona për ta: Së pari: në rast fitores ndaj Sllovakisë, zotohemi për shpërblim në vlerë prej 500 mijë eurove; Së dyti: Në rast të kualifikimit në Kupën e Botës, zotohemi edhe për 1 milion euro të tjera shpërblim. Përpara Kosovë. Gjithmonë me ty!”, kishte thënë Kurti.

Kurti kishte ndarë 250 mijë euro për arritjen historike të kualifikimit në ‘play-off’.

Kosova do të ballafaqohet në Bratislavë për t’u përballur me Sllovakinë, ndërsa në rast fitoreje, ndeshja vendimtare për kualifikim do të zhvillohet në Prishtinë ndaj fituesit të duelit Turqi – Rumani.