Mediumi kosovar Insajder publikoi një lajm ku rapotoj se kreu i Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka ofruar Partia Demokratike e Kosovës(PDK) postin e presidentit.
Megjithatë, vetëm pak minuta pas publikimit, lajmi është fshirë nga platforma e mediumit.
Ky veprim ka nxitur reagime dhe pikëpyetje në opinionin publik, duke lënë të paqartë se për çka bëhet fjalë.
Deri më tani, nuk ka asnjë reagim nga Albin Kurti apo nga përfaqësues të Partia Demokratike e Kosovës lidhur me këtë raportim.
Situata mbetet e paqartë, ndërsa pritet që ditët në vijim të hedhin më shumë dritë mbi këtë çështje politike që mund të ketë ndikim të madh në zhvillimet institucionale në vend.