Në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentes për shpërndarjen e Kuvendit është vërejtur një mospërputhje teknike sa i përket datës së shqyrtimit dhe vendimmarrjes.
Në paragrafin 22 të aktgjykimit thuhet: “Më 26 mars 2026, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtares raportuese…”, ndonëse vendimi i Gjykatës është bërë publik më 25 mars 2026.
