Sot dalin këto pagesa për këta qytetarë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se sot janë ekzekutuar një sërë pagesash në kuadër të skemave sociale në Kosova, duke përfshirë shtesat për fëmijë si dhe mbështetjen financiare për nënat lehona, si ato të punësuara ashtu edhe ato të papuna.

 

Sipas njoftimit zyrtar, këto pagesa janë realizuar në kuadër të përkushtimit të institucioneve për të mbështetur familjet dhe për të lehtësuar barrën ekonomike, veçanërisht në këtë periudhë kur rritja e kostos së jetesës vazhdon të ndikojë në mirëqenien e qytetarëve.
Nga kjo skemë përfitojnë mijëra familje në të gjithë vendin. Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë një nga format kryesore të mbështetjes direkte për prindërit, ndërsa pagesat për lehonat synojnë të ndihmojnë nënat gjatë muajve të parë pas lindjes së fëmijës, duke garantuar një stabilitet financiar minimal.

Burime të ndryshme kanë bërë të ditur se këto pagesa zakonisht realizohen në fund të muajit, shpesh rreth datës 25, si pjesë e një kalendari të rregullt të ekzekutimit të përfitimeve sociale .

Ndërkohë, nga ministria është theksuar se procesi i pagesave do të vazhdojë edhe në muajt në vijim, ndërsa qytetarët që nuk kanë përfituar ende mund të aplikojnë përmes platformës zyrtare elektronike të institucioneve.

Qeveria ka deklaruar vazhdimisht se synon zgjerimin e këtyre skemave për të përfshirë sa më shumë kategori përfituese, duke e konsideruar mbështetjen për familjen si një ndër prioritetet kryesore sociale dhe ekonomike në vend.