Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykimin e saj lidhur me çështjen e presidentit, duke vendosur se dekreti i presidentes Vjosa Osmani ‘’nuk prodhon asnjë efekt juridik’’. Në vendim e saj, Kushtetuesja thotë se deputetët kanë edhe 34 ditë afat për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.
Menjëherë pas vendimit kanë reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ka qenë Shkëmb Manaj ka kjo parti që përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se janë katër aspekte që janë definuar me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës
Postimi i plotë:
Katër aspekte që janë definuar me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës:
1. Është rrëzuar kërkesa e Qeverisë dhe VV-së që i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese që t’i detyron deputetët të marrin pjesë dhe të votojnë në Kuvend për zgjedhjen e Presidentit.
2. Afati për zgjedhjen e Presidentit të ri duhet të jetë jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual. Ky është afat detyrues (konfirmim i dekretit të Presidentes). Përveç rastit kur nuk janë 60 ditë të plota nga dita e konstituimit të Kuvendit të Republikës, afati fillon nga dita e konstituimit të Kuvendit.
3. Afati 60-ditor është afat procedural që duhet të jetë në funksion të afatit detyrues: jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual.
4. Shpërndarja e Kuvendit bëhet në mënyrë automatike pas dështimit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës brenda afateve kushtetuese