Zhegrova i mahnitshëm me gjestin që bëri

Vetëm një ditë para përballjes së shumëpritur mes Kosova dhe Sllovakia, një lajm pozitiv vjen për tifozët “Dardanë”. Futbollisti i kombëtares, Edon Zhegrova, është parë duke u stërvitur në kryeqytet, në stadiumin Fadil Vokrri Stadium, shkruan Gazeta Minuti.

Sipas burimeve të afërta, Zhegrova ka zhvilluar një seancë stërvitor gjatë ditës së sotme, duke treguar formë të mirë fizike dhe gatishmëri për ndeshjen e rëndësishme që pritet të zhvillohet nesër. Prania e tij në fushë ka rritur optimizmin te tifozët, të cilët e konsiderojnë një nga lojtarët kyç të përfaqësueses.

Atmosfera në Prishtinë tashmë është elektrizuese, me përkrahësit që presin një paraqitje dinjitoze dhe rezultat pozitiv nga Kosova në këtë sfidë që cilësohet historike për futbollin vendës.

SHIKO KETU VIDEON