Sipas burimeve të Gazeta Minuti, Gjykata Kushtetuese e Kosovës pritet të marrë një vendim që do t’i japë kryeministrit Albin Kurti një afat shtesë prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Ky zhvillim vjen pas vendosjes së masës së përkohshme nga Kushtetuesja, e cila ka pezulluar deri më 31 mars dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Të njëjtat burime të Gazeta Minuti bëjnë të ditur se vendimi përfundimtar mund të publikohet gjatë kësaj jave, duke i hapur rrugë një afati të ri për institucionet që të arrijnë zgjedhjen e kreut të shtetit.
Nëse konfirmohet, ky afat 60-ditor pritet të krijojë hapësirë shtesë për negociata politike dhe potencialisht të ndikojë në arritjen e një konsensusi ndërmjet subjekteve parlamentare, në funksion të tejkalimit të ngërçit institucional.
Ndryshe, kryeministri Kurti, në emër të Qeverisë, i është drejtuar Kushtetueses me kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit për shpërndarjen e Kuvendit.
Sipas burimeve të Gazeta Minuti, Gjykata Kushtetuese e Kosovës pritet të marrë një vendim që do t’i japë kryeministrit Albin Kurti një afat shtesë prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Ky zhvillim vjen pas vendosjes së masës së përkohshme nga Kushtetuesja, e cila ka pezulluar deri më 31 mars dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se vendimi përfundimtar mund të publikohet gjatë kësaj jave, duke i hapur rrugë një afati të ri për institucionet që të arrijnë zgjedhjen e kreut të shtetit.