Vjosa Osmani: S’ja lë shenjë Lumirit, po u dashka me shku me ja marr…

Vjosa Osmani ka zhvilluar një vizitë në rajonin e Llapit, ku përveç takimeve zyrtare me qytetarë, një moment spontan nga biseda e saj me disa banorë ka tërhequr vëmendje të madhe në publik.

Gjatë qëndrimit në këtë zonë, presidentja është ndalur për të bashkëbiseduar me disa qytetarë, ndërsa atmosfera ka qenë e relaksuar dhe miqësore. Në një moment, ajo i është drejtuar njërit prej tyre me pyetjen: “Kujt ia ke dhënë gjygymat?”. Qytetari i është përgjigjur shkurt: “Lumirit”.

E befasuar nga përgjigjja, Osmani ka reaguar me humor, duke thënë: “Lumirit?! Po u dashka me shku me ja marrë, s’ja ke shej Lumirit”, shkruan Gazeta Minuti.

Kjo batutë ka shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve dhe është shpërndarë shpejt në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë e kanë komentuar si një moment të natyrshëm dhe të afërt të presidentes me njerëzit.

Vizita e Osmanit në Llap vjen në kuadër të takimeve të vazhdueshme me qytetarët nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, me qëllim dëgjimin nga afër të shqetësimeve dhe nevojave të tyre.

PËR TA SHIKUAR VIDEON KLIKO KËTU