Për kaq ra çmimi i naftës

Çmimet e naftës kanë shënuar rënie të ndjeshme sot pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA-ja dhe Irani po zhvillojnë bisedime produktive për përfundimin e konfliktit.

Nafta Brent ra mbi 7%, duke zbritur nën 99 dollarë për fuçi, ndërsa WTI pësoi rënie prej 8%, duke arritur në rreth 90 dollarë për fuçi.

 

Trump njoftoi se ka urdhëruar shtyrjen e të gjitha sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike iraniane për pesë ditë, në varësi të ecurisë së negociatave.

Zhvillimet e fundit kanë ndikuar drejtpërdrejt në tregjet globale të energjisë, duke reflektuar shpresat për ulje të tensioneve në Lindjen e Mesme