URGJENTE! Berisha ne gjendje te renduar shendetesore, u sulmua ne proteste me…

Sali Berisha ka braktisur protestën e opozitës, pasi është ndjerë keq nga gazi lotsjellës që hodhi policia. Fillimisht kreu i PD u rrethua nga truprojat, pasi pati probleme me sytë dhe frymëmarrjen, më pas u largua drejt banesës.

Gazetarja e Top Channel Elda Menga raporton se kryedemokrati ndodhet poshtë banesës së tij, së bashku me disa mbështetës.

 

Deputeti Flamur Noka, së bashku me deputetin Luçiano Boçi, të ndihmuar nga protestuesit u përplasën me policinë dhe arritën të thyenin kordonin e Policisë.

Gent Strazimiri ndërkohë i ka kërkuar punonjësve të Policisë së Shtetit të identifikohen .

Niqni pamjet me poshte: