Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme në Big Brother VIP Albania, një tjetër banor i dha fund rrugëtimit të tij në shtëpinë më të famshme në vend. Bëhet fjalë për Artanin, i cili u eliminua nga gara pas votimit të publikut, duke lënë përfundimisht ambientin e izoluar të programit.
Pas daljes nga shtëpia, siç ndodh zakonisht me ish-banorët, Artani u drejtua për në studio ku u përball me moderatorin dhe opinionistët për të diskutuar eksperiencën e tij brenda lojës. Fillimisht, biseda nisi në mënyrë të zakonshme, duke prekur momentet më të rëndësishme të qëndrimit të tij, marrëdhëniet me banorët e tjerë dhe strategjitë që kishte ndjekur gjatë lojës.
Artani u shpreh ekzaktësisht:
“Jo unë du të të bëj një pyetje: kush ma solli atë të Lori Caffe, kush ma ndërroi aty brenda, biletën e fatit. Sepse më keni nxjerrë gënjeshtar në gjithë Shqipërinë. Tashi a mundeni të ma tregoni, kush ma ndërroi atë aty sepse ishte e grisur, e futa në xhep mas tre ditësh e pashë kjo është lojë. E grisa, por nuk ishte e grisur kur e treguat ju në ekran.”