“I palexuar dhe i painformuar…”/ Familja e Selinës kritika të forta Arbër Hajdarit, publikojnë edhe “prova”

Polemikat e fundit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” rreth një deklarate të Selines për mirditorët se janë “të pabesë”, janë shoqëruar me reagime edhe jashtë saj.

Çështja, e cila ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, u trajtua edhe gjatë spektaklit “Prime” mbremë, ku opinionisti Arbër Hajdari i drejtoi Selines kritika të forta.

 

Në përgjigje të këtyre kritikave, familja e Selines, e cila momentalisht menaxhon rrjetet e saj sociale, ka bërë një reagim në Instagram.

Fillimisht, ata kanë publikuar një video ku Selin kërkon falje dhe sqaron se çfarë ka dashur të thotë saktësisht me deklaratën e saj.

Më tej, në një tjetër slide, ata kanë ndarë një mesazh që, siç shprehen, ua ka dërguar “një vajzë nga Miredita”.

 

Ky mesazh zbulon një shprehje tradicionale: “Mirditorët më shpejt japin gruan se sa besën.” Përmes kësaj “prove”, familjarët synojnë të dëshmojnë se shprehja e përdorur nga Selin ka një burim dhe kuptim të saj.

Në një shkrim të kësaj fotoje, familja ka bërë një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj opinionistit. Ata shkruajnë:

“Plasi histeria në rrjet për një shprehje që nuk e dinë se ekziston fr dhe rrjeti mirëkuptohet të mos e dijë se jo të gjithë lexojnë; por opinionisti në televizion kombëtar nuk i shkon të jetë i palexuar dhe i painformuar.”