Ekskluzive: Si u infiltrua Bojan Dimiçi i BIA serbe në shërbimet sekrete të Kosovës

Si u infiltrua Bojan Dimiçi i BIA serbe në shërbimet sekrete të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi për të përndjekur dhe përgjuar emisarin e Trump-it, Richard Grenell!

Sot, Gazeta Journal sjell detaje ekskluzive rreth një operacioni të rëndë kriminal që synonte një nga figurat kyçe të administratës Trump: Richard Grenellin, ish-ambasador dhe emissar special presidencial për Ballkanin.

Sipas informacioneve të verifikuara, Bojan Dimiçi – një figurë e njohur në rrjetet e inteligjencës rajonale dhe serbe – arriti të infiltronte tre shërbime sekrete: atë të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi më qellim të ndiqte, përgjonte dhe tentonte të shantazhonte Grenellin gjatë vizitave të tij të shumta në Ballkan gjatë viteve të fundit.

Operacioni nuk ishte thjesht ndjekje rutinë. Dimiçi dhe grupi i tij vepronin sipas urdhërave të një personi të lidhur me FSB-në ruse – shërbimin sekret rus. Agjentët kosovarë, malazezë dhe shqiptarë u vunë në shërbim të këtij urdhri për të zhvilluar një aksion të koordinuar kundër interesave amerikane në rajon.

Për të krijuar alibi dhe për të përhapur propagandë të rreme, grupi përdori pajisje të avancuara si ISMI-catcher. Këto pajisje imitojnë stacione bazë telefonike për të përgjuar komunikimet dhe për të mbledhur të dhëna.
Me pamje dhe regjistrime të krijuara artificialisht, ata u përpoqën të ndërtonin narrativa false duke akuzuar Grenellin për përfshirje në skandale seksuale në Ballkan – një taktikë klasike e dezinformimit rus për të diskredituar zyrtarë amerikan.

Por plani dështoi falë një operacioni të fshehtë kundërveprues. Nga korriku 2025 deri në nëntor 2025, FBI – në bashkëpunim të ngushtë me CIA-n – zhvilloi një hetim intensiv që çoi në dekonspirimin e plotë të grupit. Disa anëtarë u arrestuan, por përgjegjësit kryesorë – përfshirë figura kyçe në strukturat e sigurisë në Ballkan – ende mbajnë pozita të rëndësishme dhe nuk janë përballur me drejtësinë.
Raportet e policisë tregojnë se disa agjentë të FBI-së vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë edhe sot. Pyetja që mbetet a është e thjeshtë dhe dramatike: A do të dalin përgjegjësit para ligjit, apo do të vazhdojnë të mbrohen nga strukturat e pushtetit?