Nuk kanë mbetur edhe shumë ditë deri në realizimin e një prej pagesave më të shumëpritura për qytetarët. Sipas burimeve dhe pritjeve aktuale, rroga e 13-të pritet të dalë brenda një jave, raporton Gazeta Minuti.
Më konkretisht, kjo pagesë pritet të ekzekutohet të premten e ardhshme, ndërsa në rast të ndonjë shtyrjeje të mundshme, alternativa tjetër mbetet dita e martë e javës së fundit të muajit mars.
Qytetarët po e presin me interes këtë pagesë shtesë, e cila konsiderohet si një lehtësim i rëndësishëm financiar, sidomos në këtë periudhë kur shpenzimet janë rritur ndjeshëm.
Institucionet përkatëse ende nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar për datën e saktë, por burime të afërta bëjnë të ditur se përgatitjet janë në fazën përfundimtare dhe ekzekutimi i pagesave pritet të ndodhë brenda afateve të përmendura.
Qytetarëve u rekomandohet të ndjekin njoftimet zyrtare në ditët në vijim për konfirmimin final të datës së pagesës.