“Plasi një sherr i madh”/ Romeo zbulon arsyen: Ja pse u largova nga Top Channel

Aktori dhe moderatori Romeo Veshaj ka folur së fundmi rreth shkëputjes së tij nga televizioni Top Channel.

Teksa është pyetur në X-Media për arsyet që e çuan drejt këtij vendimi, ai ka zgjedhur ta trajtojë situatën fillimisht përmes një doze “humori”, duke përfshirë në tregimin e tij moderatoren Bieta Sulo.

 

Për të përshkruar atë që ai e quajti me ironi si “arsyen” e largimit, Romeo u shpreh: “Pse u largova nga Top-i… Në Top unë kam patur një siklet shumë të madh. Kam patur një histori shumë të acaruar, plasi një sherr shumë i madh aty, me Bietën. Shiheshim nëpër shkallë, më preku njëherë në shpatull, nuk më erdhi mirë me thënë të drejtën. Përtej shakave, në Top Channel kam kaluar një cikël shumë të bukur të jetës sime.”

Pavarësisht batutës fillestare për një konflikt në ambientet e punës, ai e mbylli fjalën e tij duke theksuar qartë se koha e kaluar në këtë ekran mbetet një nga kapitujt më pozitivë dhe të rëndësishëm në rrugëtimin e tij profesional.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit të tij në Top Channel, Romeo ka qenë i angazhuar në disa projekte të rëndësishme, ku spikati bashkëdrejtimi i emisionit “Më lër të flas”, një format që u transmetua për disa sezone radhazi.