Mblidhet Qeveria Kurti, merr 10 vendime shumë të rëndësishme

Qeveria e Kosovës pritet të mbajë të enjten mbledhjen e radhës, në të cilën, sipas paralajmërimeve zyrtare dhe burimeve mediale, pritet të merren një sërë vendimesh me rëndësi për qytetarët.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit (ZKM), mbledhja do të nisë nga ora 11:00, ndërsa në rendin e ditës pritet të përfshihen disa çështje kyçe që lidhen me politikat sociale, ekonomike dhe administrative.

Burime të gazetës Minuti bëjnë të ditur se në këtë mbledhje pritet të miratohen mbi 10 vendime të rëndësishme, të cilat do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve. Një ndër temat më të përfolura dhe që pritet të trajtohet është edhe çështja e pagës së 13-të, e cila prej kohësh është kërkuar nga kategori të ndryshme të punonjësve në sektorin publik.

Megjithëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar për përfshirjen e kësaj pike në rendin e ditës, burimet theksojnë se diskutimet për pagën e 13-të janë intensifikuar dhe mund të konkretizohen me vendim gjatë kësaj mbledhjeje.

Përveç kësaj, pritet që Qeveria të shqyrtojë edhe vendime të tjera që lidhen me përkrahjen financiare për qytetarët, zhvillimin ekonomik si dhe masa të tjera që synojnë përmirësimin e mirëqenies sociale.

Mbetet të shihet nëse në këtë mbledhje do të konkretizohen pritjet e qytetarëve, sidomos në raport me pagën e 13-të, e cila konsiderohet si një lehtësim i rëndësishëm në përballimin e kostos së jetesës.

Detaje të tjera pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të mbledhjes dhe publikimit të vendimeve zyrtare nga Qeveria e Kosovës.