Grenell bën veprimin e madh për Thaçin, publikon këtë video

Në një video të gjatë, aty demaskohet Jack Smith, i cili sajoi akuzat kundër krerëve të UÇK-së dhe më pas ndaj presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Gazetari në video ka hedhur një përshkrim, ku thuhet: “Jack Smith mund të ketë dështuar në SHBA, por aktakuza e politizuar që la pas në KSC në Hagë nuk ka vdekur ende. Ai u mbështet nga Departamenti i Shtetit dhe u financua nga taksapaguesit amerikanë. Është koha që aktivitetet e tij në Hagë të hetohen plotësisht.”

Videon e ka shpërndarë i dërguari presidencial për misione speciale në mbarë botën, Richard Grenell. Ai e ka shpërndarë videon me një koment të vetëm: “yes”, që në shqip do të thotë “po”.

Këtu është video e plotë.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme, presidenti Trump ka takuar ambasadorin Grenell dhe e ka lavdëruar për punën e jashtëzakonshme të tij, duke e quajtur mik të hershëm dhe duke i thënë se është duke e menduar një pozitë të re për të.