Serwer i gëzohet largimit të Richard Grenellit: Shpresoj të mos marrë ndonjë punë në Ballkan

Daniel Serwer, profesor i njohur amerikan, ka komentuar largimin e Richard Grenellit nga Qendra Kennedy.

Profesori amerikan, që është njohës i rrjedhave politike dhe historike në Ballkanin Perëndimor, e ka quajtur këtë si një lajm të mirë.

Megjithatë, ai ka pasur një shpresë.

“Lajm i mirë, por shpresoj të mos marrë ndonjë punë në Ballkan, apo në ndonjë pjesë tjetër të botës”, ka shkruar Serwer.