Ky është reagimi i Gretës pas përjashtimit nga Big Brother VIP Albania

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Greta Kazazi, ka reaguar publikisht pasi u përjashtua nga gara në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Greta ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të saj në këtë reality show, duke theksuar se ndonjëherë emocionet e forta mund të marrin kontrollin.

Ajo u shpreh mirënjohëse për dashurinë dhe mesazhet që ka marrë nga publiku, pavarësisht mënyrës se si përfundoi aventura e saj në këtë format televiziv.

Faleminderit nga zemra për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj gjatë këtij rrugëtimi. Edhe pse dalja ime nuk ishte në mënyrën më të mirë, emocionet e forta ndonjëherë e marrin kontrollin. Mirënjohëse për çdo mesazh dhe për secilin prej jush që më keni qëndruar pranë.”, ka shkruar Greta.