Çfarë ndodhi në prapaskenë? Monika Kryemadhi flet për Sara Hoxhën

Gjatë intervistës së saj të fundit në emisionin “Goca dhe Gra”, politikanja Monika Kryemadhi nuk është ndalur vetëm te analizat e dinamikave të “Big Brother VIP”.

Ajo ka ndarë me publikun edhe një detaj mjaft interesant nga prapaskenat, duke folur me superlativa për producenten e njohur të Top Media-s, Sara Hoxha.

Monika ka rrëfyer sinqerisht se para se ta njihte nga afër, kishte krijuar një perceptim krejtësisht tjetër për Sarën, duke e menduar si një personazh mjaft të distancuar dhe rigoroz.

 

Por, bashkëpunimet dhe takimet e punës ia kanë ndryshuar plotësisht këtë mendim, duke i zbuluar asaj një anë shumë të ëmbël dhe të përkushtuar, veçanërisht rolin e saj si nënë.

“Më bën përshtypje konsekuenca e saj, më bën përshtypje kujdesi i saj. Më bën përshtypje që ajo gjatë takimeve flet me fëmijët. Unë kam menduar që ajo do të ishte shumë e ftohtë,” – ka treguar Kryemadhi e ftuar në panel.

Më tej, ajo nuk i ka kursyer elozhet për thjeshtësinë që e karakterizon producenten, pavarësisht pozicionit të saj të rëndësishëm në televizion: “Më bën përshtypje se është shumë e përulur, aq me këmbë në tokë.”