Reagon Gërvalla: Ky është lajm i mirë!

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar për zgjedhjen e Arian Gashit si kryesues në KPK.

Ministrja Gërvalla në një postim në Facebook zgjedhjen e kryesuesit të KPK-së e quan lajm të mirë.

 

“Lajmi i ditës së sotme është mbledhja e Këshillit Prokurorial, ku suksesshëm u zgjodh Kryesuesi i tij. Kjo i kontribuon zbatimit të reformës së nisur kohë më parë nga institucionet tona për një shtet të së drejtës dhe një sistem prokurorial funksional. Funksionalizimi i plotë i Këshillit Prokurorial është thelbësor për zbatimin dhe thellimin e reformës në drejtësi, si dhe për forcimin e pavarësisë, integritetit dhe llogaridhënies në sistemin prokurorial”, shkruan Gërvalla.