Produksionit i del skema zbuluar…askush nuk do të eliminohet nga televotimi i fundit? Ja pse

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Albania” ishte e mbushur me dinamika të forta, ku vëmendjen kryesore e mori zgjedhja e Mirit si lider i shtëpisë.

Si avantazh i këtij pozicioni, atij iu dha fuqia për të dërguar banorë direkt në nominim.

Miri bëri zgjedhjen e tij duke dërguar në televotim emra me peshë si: Brikena, Selin, Mateo dhe DJ Gimbo.

 

Por, ajo që po bën xhiron e rrjetit sot nuk është vetëm ky nominim i ashpër, por një detaj që ka ngritur dyshime mbi produksionin.

Për çudi të të gjithëve, një postim në TikTok i bërë përpara se Prime i djeshëm të niste, e kishte parashikuar saktësisht këtë lëvizje. Dhe nuk mbyllet me kaq!

 

Sipas të njëjtit postim (që po bëhet viral), pavarësisht këtij televotimi të zjarrtë, në fund nuk do të ketë asnjë eliminim përfundimtar.

Teoria sugjeron se i eliminuari i kësaj jave do të jetë ose Gimbo ose Brikena, dhe personi që do të lërë shtëpinë do të jetë poseduesi i “biletës së fatit”, gjë që do ta rikthejë menjëherë në lojë.

Ndërkohë që rrjeti po zien dhe po aludon për një skenar të dekonspiruar, mbetet për t’u parë spektaklin e radhës nëse ky parashikim do të realizohet 100%.