Dardan Sejdiu: Kurti s’po kërkon president për Republikën, por një noter për zyrën e tij

Dardan Sejdiu, analist dhe ish-deputet i VV-së, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike.

Ai ka vlerësuar se në Kosova s’ka krizë kushtetuese, por krizë të lidershipit.

 

Tutje, Sejdiu ka pasur edhe dy fjalë për Albin Kurtin, kryeministër të Kosovës.

“Kurti nuk po kërkon President për Republikën, pra personalitet që i përfaqëson të gjithë! Kurti po kërkon një noter për zyrën e tij” – ka shkruar Sejdiu, ndër të tjera.