Një qytetar ka shkaktuar reagime në rrjete sociale pas një deklarate lidhur me çështjen e pavarësisë së Kosovës, duke dhënë një qëndrim të tij për rolin e figurave dhe faktorëve që, sipas tij, kanë ndikuar në arritjen e saj.
Ai ka thënë se pavarësia e Kosovës nuk është arritur përmes luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por si rezultat i veprimeve politike dhe mbështetjes ndërkombëtare.
“UÇK-ja nuk e solli pavarësinë me tërrnakopa e me llovaqka. Pavarësinë e solli Albin Kurti një, Ibrahim Rugova dy dhe Bill Clinton tre”, është shprehur qytetari.
Deklarata e tij është shpërndarë dhe komentuar në rrjetet sociale, ku ka nxitur reagime të ndryshme nga qytetarët lidhur me rolin e faktorëve vendorë dhe ndërkombëtarë në procesin që çoi drejt shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.