Anita Haradinaj ka folur hapur dhe plot emocion për marrëdhënien me bashkëshortin e saj, ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke zbuluar një anë të tij shumë të ndjeshme që publiku rrallë e sheh.
E ftuar në podcastin e moderuar nga Grida Duma, ajo ka adresuar drejtpërdrejt thashethemet dhe titujt e mediave që aludonin për dhunë në familje, duke i hidhur poshtë si plotësisht të pavërteta.
Sipas Anitës, një burrë i përmbushur dhe i sigurt në vetvete nuk ka nevojë të përdorë forcën për t’u imponuar tek partnerja.
“Një burrë i realizuar nuk shkon kurrë për të treguar forcën te partnerja e tij.
Forca e vërtetë nuk ka nevojë të shfaqet në marrëdhënie, ajo duhet përdorur vetëm aty ku ka domosdoshmëri,” – theksoi ajo me bindje.
Përkundrazi, ajo rrëfeu se Ramushi është një partner jashtëzakonisht i vëmendshëm dhe i kujdesshëm në jetën e tyre të përditshme.
“Është ai lloji i njeriut që, edhe kur ndoshta nuk do të duhej, gjen kohën dhe forcën për të më përkëdhelur.
Edhe kur nuk e meritoj, edhe kur jam ndoshta më e llastuara në shtëpi, ai gjithmonë gjen mënyrën për të më treguar dashurinë e tij,” – u shpreh ajo, duke konfirmuar një marrëdhënie të bazuar në respekt dhe dashuri të ndërsjellë.
Ja rrefimi i plote i saj: